Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atenatati i dështuar ditën e djeshme në Durrës.
objektiv ka qenë Akil Nerjaku, ndërkohë që pasi ai u ka shpëtuar të shtënave, një shtetas maqedonas që nuk ka lidhje me ngjarjen dyshohet ta ketë ndihmuar të largohet.
Sa i përket armës dëshmitarët thonë se ka qenë një pushkë, por nuk përjashtohet as snajperi.
“Sipas dëshmitarëve dyshohet të ketë qenë një pushkë me tytë të gjatë, por nuk përjashtohet se ka qenë snajper.
Një shtetas maqedonas që nuk ka lidhje me ngjarjen i ka ardhur në ndihmë dhe e ka ndihmuar.
Dyshohet se autorët e kanë ndjekur për një kohë duke kontrolluar ccdo lëvizje.
Dyshimet e policisë kanë të bëjnë me eleminimin fizik. Eshtë një person me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje,” informoi gazetari.
Policia e Durrësit nuk ka ende një reagim zyrtar për ngjarjen.