Kavajë – Policia e Kavajës, ka vënë në pranga dy persona për shkak se kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me pistoletë zhurmuese një 40-vjeçar.
E gjithë ngjarja mësohet se ka ndodhur në servisin e njërit prej të arrestuarëve. Pronari i këtij servisi A. M., 40 vjeç në servisin e tij, në bashkëpunim me punëtorin e servisit, kishte goditur me grushte dhe kishte kërcënuar me armë zhurmuese, një klient.
Në pranga kanë rënë A. M., 40 vjeç, pronari i servisit, dhe M. M., 36 vjeç, punëtori i servisit, të dy banues në Rrogozhinë.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë.
Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes disa shtetasve.
Vihen në pranga pronari dhe punonjësi i një servisi, pasi goditën me grushte dhe kërcënuan me pistoletë zhurmuese, klientin e servisit.
Sekuestrohet pistoleta zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, në Rrogozhinë, një shtetas, në servisin e tij, në bashkëpunim me punëtorin e servisit, kishte goditur me grushte dhe kishte kërcënuar me armë zhurmuese, një klient, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Servisi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– A. M., 40 vjeç, pronari i servisit, dhe M. M., 36 vjeç, punëtori i servisit, të dy banues në Rrogozhinë.
Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me pistoletë zhurmuese shtetasin A. G., 40 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.
/abcnews.al/