Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pritet të mblidhet ditën e sotme ku do të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Komisioneri Shtetëror të Zgjedhjeve për gjobitjen e kryebashkiakes së Lushnjës, Eriselda Sefa dhe ish kandidates për bashkinë e Shkodrës.
Të dy kandidatet e PS gjatë zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit akuzohen se kanë kryer shkelje administrative duke përdorur administratën shtetërore gjatë orarit të punës, në fushatën zgjedhore.
Njoftimi nga KAS:
Sot ne oren 11:00, KAS zhvillon mbledhjen e shtyre javen e kaluar.
Do te shqyrtohen dy kërkesat e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve:
1. Kërkesë për vendosje të sanksionit administrativ në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë ndaj znj. Eriselda Sefa, kandidate për kryetare bashkie dhe njëkohësisht kryetare e bashkisë Lushnjë.
2. Kërkesë për vendosje të sanksionit administrativ në vlerën 3.000 (tre mijë) lekë, ndaj znj. Edona Tafa, Drejtor dhe Mjek në Qendrën Shëndetësore Rrethina, ambulanca Dobraç dhe sanksionin administrative në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, ndaj znj. Majlinda Angoni, kandidat për kryetar në Bashkinë Shkodër