Publikimi i komunikimeve elektronike mes zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, nga hakerat e grupit “Homeland Justice” ditën e sotme, kanë zbuluar dhjetëra sekrete të uniformave blu.
Mes email-eve që kanë mbërritur në postën elektronike të ish-drejtorit Nano, ka dhe të dhëna nga informatorët, për persona të shpallur në kërkim dhe të kërkuar nga drejtësia.
Një prej këtyre informatorëve, i ka shkruar Policisë se e kishte parë të shumëkërkuarin të lëvizte me një Audi luksoz model Q8 në rrugët e Tiranës, konkretisht në Rrugën e Dibrës. Sipas tij, Çela pavarësisht se ishte në kërkim, edhe është akomoduar në këtë hotel.
Në dijeninë e tij, i akuzuari për disa nga krimet më të bujshme të viteve të fundit në Shqipëri, është parë nën shoqërinë e një personazhi të njohur të krimit në vend, i përfshirë në një konflikt të hapur me një tjetër grup kriminal që operon në zonën e Tiranës, Laçit dhe Lezhës.
Policia ka zhvilluar disa kontrolle, para dhe pas këtij raportimi, por nuk ka arritur të kapë Talo Çelën. Dyshimet janë se personi i skeduar që ka qenë i shoqëruar me Çelën, mund t’i ketë kërkuar këtij të fundit eleminimin e një prej kundërshtarëve të tij.
NewsBomb