Tiranë- Tani që numri i bagëtive është reduktuar, mishi vjen kryesisht nga importi.
Shqipëria importon nga jashtë mish dhe nënprodukte të tij çdo vit mesatarisht rreth 40 mijë ton që përdoren për konsum.
Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të Instat, përpunuar nga SCAN, vlera e importeve të mishit dhe nënprodukteve arrin në më shumë se 6 miliardë lekë në vit.
Por cilat janë shtetet nga ku Shqipëria importon më shumë mish?
Vendet më të cilat Shqipëria importon rregullisht mish janë Argjentina, Austria, Brazili, Kanadaja, Greqia, Hungaria, Italia, Zelanda e re, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia.
Peshën kryesore në importin e mishit e mban Brazili, i ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.
Mesatarisht, Shqipëria importon në muaj rreth 1.8 deri në 2 mijë tonë në muaj nga Brazili. Nga SHBA 500 deri në 1 mijë ton ndërsa nga Italia 200 deri në 500 tonë në muaj.
Ajo që bie në sy nga analizimi i shifrave të 7 mujorit është se pesha e importeve nuk ka ndryshuar shumë në këtë 8 mujor, por “fatura” ka një rritje të ndjeshme si rrjedhojë e rritjës globale të çmimeve./SCAN