“Europa duhet të jetë e hapur për të pranuar qytetarët rus që largohen nga vendi”. Kështu deklaroi presidenti i Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, teksa shpërtheu kundër gënjeshtrave të Rusisë gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në një intervistë me Politico në margjinat e takimit të OKB-së në Nju Jork, Michel tha se BE duhet të tregojë një “hapje ndaj atyre që nuk duan të instrumentalizohen nga Kremlini”.
“Njoftimi i Putinit për një mobilizim të pjesshëm të trupave në fillim të kësaj jave ndryshoi dinamikën e luftës”, tha ai për Politico, përcjell abcnews.al.
Presidenti i Këshillit Evropian gjithashtu e quajti “gënjeshtër” të Rusisë se po parandalon gjenocidin e supozuar të njerëzve rusishtfolës në Ukrainë.
Duke përfunduar një vizitë gjashtë-ditore në Kombet e Bashkuara, Michel tha se një sfidë kryesore për Bashkimin Evropian ishte t’u komunikonte mesazhin e tij vendeve në Jugun Global dhe pjesë të tjera të botës në lidhje me qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.
Ai do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe javën e ardhshme me udhëheqësit nga rajoni i Azi-Paqësorit, kur të marrë pjesë në funeralin e kryeministrit të ndjerë japonez Shinzo Abe.
“Duhet të tregojmë se nuk po ligjërojmë askënd, por ajo që po bëjmë është se po mbrojmë, po debatojmë dhe këtë mund ta bëjmë me respekt, me fakte, me argumente objektive dhe shkencore dhe duke dëgjuar edhe mendime të ndryshme”, tha ai. /abcnews.al