Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi në një intervistë për ‘FaxNews’ ka komentuar incidentet e ndodhura në qytetin e Elbasanit pak para nisjes së fushatës elektorale. Klosi u shpreh se Elbasani dëshmoi edhe një herë se është një qytet i vështirë dhe me nisjen e fushatës elektorale po tregon se politika është e lidhur me botën e krimit.
“Klima politike nuk është shumë e qetë, por nuk është shumë ndryshe nga ato të shkuarat. Fushatat elektorale në Shqipëri kanë qënë të ashpra sepse politika është polarizuar fortë. Nga një anë është një grupim i madh, PS-ja që u bë 8 vjet në pushtet ka qënë dhe herë të tjera, ndërkohë që grupimi i djathtë PD-ja me aletatët e saj pretendojnë se u ka ardh koha të vijnë në pushtet dh përplasja do të jetë e fortë. Nuk jam i surprizuar sepse në fushatat e tjera ka pasur edhe armë.
Elbasani po tregon me ngjarjet e ndodhura se është një qark i vështirë. Ai qytet është edhe problematik për situatën e krimit megjithëse atje policia ka qënë gjithmonë në gatishmëri, për ngjarjet e jashtëzakonshme për vrasjet e grupeve rivale. Pra është një qytet i vështirë që ka treguar problemin e krimit.
Nuk jemi të surprizuar që Elbasani është qarku që kishte përplasjet e para. Gjithmonë ka treguar, sidomos vitet e fundit se situata nuk është e qetë. Ndërkohë në këtë periudhë të fushatës zgjedhore u shtua dhe konflikti politik të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën me krimin. Politika në një farë mënyrë i pëlqen të fortit, i ka pëlqyer dhe i pëlqen.”, u shpreh Klosi.
Faxnews