DVP Elbasan/Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Center”.
Vihen në pranga pasi u lokalizuan në qytetin e Elbasanit, 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Center”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
A. S., 30 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
M. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Elbasan
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Center”, u kapën dhe ndaluan shtetasit:
Mariglen Alterziu
Alfred Sina