Kjo që shihni në keto pamje është Shyqyrie Sadikja,88-vjeçe.Prej 5 vitesh dergjet në shtrat për shkak të një sëmundje të rëndë ajo ka humbur aftêsine për të lëvizur dhe për të folur.I vetmi që kujdeset për të është i biri.Sipas Bujar Sadikjas situata e tyre është shumë e vështirë pasi gjëndja e nënës sa vjen e rëndohet për shkak se nuk merr prej dy vitesh medikamente.

Bujari thotë se ata jetojnë vetëm më pensionin e të moshuarës dhe një ndihmë ekonomike prej 3000 lekesh. Situata e tyre e rënduar ekonomike lidhet edhe me faktin se si nuk ka mundësi që të punojë sepse nuk lë dot vetem nënën e moshuar.

Nevoja e tyre më e madhe është sigurimi i ushqimit dhe i nje makine larëse për rrobat.Me lot në sy Bujari i kërkon ndihmë çdokujt që ka mundësi ta ndihmojnë.

Bujari jeton i vetëm me nënen e tij në fshatin Papër të Elbasanit, pas ndarjes nga bashkëshortja atë e kanë braktisur edhe fëmijët./Egnatia news

https://youtu.be/BukrCRJJaOQ