Të
ë pyetur për paralajmërimin e bërë nga kryeministri, Edi Rama për hetimin e pasurisë së tyre, pedagogët u shprehën se kjo kishte qenë e mundur të bëhej vite më parë dhe jo të thuhej pikërisht në këtë moment.
Ata u shprehën se kishte pasur gjithmonë transparencë nga ana e profesoriatit duke deklaruar vazhdimisht të ardhurat e tyre, ndërsa i kërkuan kryeministrit që të bëhej e mundur deklarimi i piramidës së pagave për punonjësit e pushtetit qëndror ku sipas tyre edhe një pastrues paguhej më shumë se një pedagog.
“Kryeministri ta fillojë vettingun nga ne të parët pastaj të vazhdojë me veten e vetë dhe gjithë ministrat e deputetët.
Është komplet e pabesueshme kjo ide e tij në këtë moment. Ka pasur mundësi që më para të bëjë transparencë për këtë çështje., Në lidhje me profesoratin, i deklarojnë të gjithë të ardhurat dhe nga shtresë e mesme tashmë janë bërë shtresë e varfër.
Krtyeministri duhet të bëjë takime përtë dhënë llogari dhe jo të kritikojë rektorët.
Të deklarojë piramidën e pagave tëpushtetit qëndror sepse edhe një pastrues paguhet më shumë se një pedagog”- u shprehën kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi.