Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish para Ministrisë së Brendshme për të protestuar për vdekjen e të riut Lear Kurti, pasi u shoqërua në komisariat.
Me thirrjet “Ju jeni vrasës”, Drejtësi për Learin”, “Policia e Krimit”, ata kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe mbajtjen e përgjegjësisë për ngjarjen që ka tronditur vendin ditët e fundit.
Qytetarët protestuan edhe ditën e premte, duke kërkuar transparencë nga Policia deri tani dyshimet janë se i riu ndërroi jetë nga arresti kardiak, pasi gëlltiti një sasi kokaine që e kishte me vete dhe qeseja u ça në stonak. Qeset ishin të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet.
32-vjeçari humbi jetën pasi u shoqërua nga policia në komisariat mbrëmjen esë enjtes. Atij i ishte bërë thirrje të ndalonte për kontroll të dokumenteve, por Kurti i ishte larguar policisë vetëm për t’u kapur më pas në rrugën “Don Bosko”.
Gjatë shoqërimit në komisariat gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur dhe është dërguar për në spital me makinën e policisë.
Gjatë shoqërimit në komisariat gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur dhe është dërguar për në spital me makinën e policisë.
Këta të fundit thanë se 32-vjeçari ndërroi jetë në tek Trauma, deklaratë që më vonë u përgënjeshtrua nga vetë spitali.
“Pacienti me iniciale L.K. ka ardhur pa shenja jete ne spital. Ne raste te tilla spitali Universitar i Traumës njofton Morgun Tiranë dhe me pas procedura per ekspertizen mjekoligjore ndiqet prej tyre”, deklaroi Spitali i Traumës.
Megjithatë, ditën e sotme, kreu i PD Sali Berisha publikoi një foto të Learit nga spitali i Traumës, ku shihet duke marr mjekim dhe ka ende prangat në njërën dorë.
Edhe nëna e të riut foli për mediat ditën e sotme dhe tha se djali i saj ishte dhunuar nga policia.
““Leari im nuk e meritonte këtë. Me shenjat që i kam parë ai ishte i dhunuar. E kanë dhunuar tmerrësisht. Kemi marrë një avokat. Unë dua të hiqen njollat që i kanë vënë mbi djalin tim dhe të kërkohet drejtësia. Pse këta fëmijë i marrin dhe i rrahin. le t’i marrin e t’i mbajnë brenda. Leari ka ikur i tmerruar. ai ishte njeri që duronte shumë. Vetëm policia e ka dhunuar se atë e donin të gjithë shokët. Nuk më pëlqen kjo botë thoshte. Ishte njeri i përgatitur për jetën. Ai ishte shumë, jo se ishte fëmija im. Ai ishte fëmija i gjithë lagjes. Të gjithë e donin. Ai nuk e meritonte këtë tmerr. Fëmijët e sotëm janë shumë të tmerruar dhe nuk kanë siguri këtu. Jam shumë e lodhur por duhet të bëhem e fortë që të kujdesem për të aty ku është. Nuk e mendoja kurrë vdekjen e djalit sidomos në këtë moshë. Un do ta gjej të drejtën e djalit”, tha ajo. /abcnews.al