Rishi Sunak është zyrtarisht kryeministri i pestë i Britanisë në gjashtë vjet, pas takimit me Mbretin Charles III në Pallatin Buckingham.
Sunak është personi i parë me ngjyrë, i pari britaniko-aziatik dhe i pari hindu që udhëheq Mbretërinë e Bashkuar.
Ai hyn në Downing Street në një moment krize për partinë e tij dhe vendin, pasi mandati 50-ditor i Liz Truss e zhyti Britaninë në trazira edhe më të thella ekonomike.
Sunak tha se ai është zgjedhur si lider i Partisë Konservatore dhe kryeministër për të rregulluar disa nga gabimet e bëra nga paraardhësi i tij.
“Puna do të fillojë menjëherë.
Unë do ta bashkoj vendin tonë jo me fjalë, por me veprim.
Unë do të punoj çdo ditë për t’ju shërbyer,” tha ai.