Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol ka mohuar akuzat se ka furnizuar me armë vdekjeprurëse Ukrainën, disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se Seuli kishte vendosur të furnizonte me armë dhe municione Kievin, shkruan CNN.
“Ne kemi ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën në solidaritet me komunitetin ndërkombëtar. Ne nuk kemi ofruar asnjë armë vdekjeprurëse, pasi kjo është një çështje e sovranitetit tonë”, u tha Yoon gazetarëve.
“Ne po bëjmë përpjekje për të ruajtur marrëdhënie paqësore dhe të mira me çdo vend të botës, përfshirë Rusinë.”
Duke folur në një forum në Moskë të enjten, Putin tha se Koreja e Jugut kishte vendosur të dërgonte “armë dhe municione” në Ukrainë, gjë që do të prishte marrëdhëniet tona.
“Si do të reagonte Koreja e Jugut nëse do të fillonim të bashkëpunonim me Korenë e Veriut në të njëjtat zona?! A do t’i bënte ata të lumtur?! Unë u kërkoj atyre që ta marrin parasysh këtë”, tha Putin.
/abcnews.al