Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për të arrestuarin Gentian Malindin. Me 4 nëntor pritet të nisë procesi ku do kërkohet heqja dore nga gjykimi shkurtuar.
Avokati i Gentianit, Ilir Malindi, që është njëherësh edhe babai i tij tha se djali nuk ka asnjë lidhje me 137 kg kokainë, ndërsa shtoi se kjo është një goditje politike nga Rama dhe Ardi Veliu.
“Prokurori kërkoi të vazhdonte masa e sigurisë, kurse gjykata e la në vend. Gjithë ky skenar është skenar politik, për arsye sepse e kam kritikuar kryeministrin Rama dhe ai përmes Veliut u hakmor kundër meje dhe djalit tim. Nuk ekziston asnjë provë, është një inskenim total i prokurorisë. I vetmi vend në glob, është Shqipëria, e cila fillimisht të arreston dhe pastaj mbledh provat. Po nuk u shtrijë drejtësia drejt kryeministrit, ministrave, edhe ju [drejtuar gazetarëve] mund të keni fatin e djalit tim. Ka qëndruar në Shqipëri. Nëse prokuroria e Greqisë e kishte kapur këtë sasi, procedimi fillonte në Greqi. Të gjitha provat janë kundër prokurorit”, tha ai.