Numri I personave të prekur nga gripi stinor ka ardhur në rritje ndaj si një masë paraprake për të shmangur komplikacionet e mundshme në shëndet që prej ditës së sotme ka filluar aplikimi I vaksinës kundër gripit. Shefja e epidemiologjisë në Qendrën u Kujdesit Shëndetësor Parësor në Elbasan bën me dije se vaksinat kanë mbërritur ditën e djeshme dhe sot gjenden në të gjitha qëndrat shëndetësore. Mjekja rekomandon që vaksinën e gripit ta bëj çdo person që vuan nga sëmundje kronike . Vaksinimi do të filloj me grupmoshën mbi 65-vjeç.

Sa I takon situatës nga Covid-19, mjekja jep lajme të mira pasi aktualisht në Elbasan rezultojnë vetëm 3 persona të infektuar. Hila përsërit apelin për kryerjen e vaksinës kundër Covid-19 pasi pritet që në javët në vijim numri I infektimeve nga koronavirus të pësojë rritje.

Për të qenë të mbrojtur nga viruset që janë aktualisht në qarkullim në vendin tonë mjekët këshillojnë bërjen e të dyja vaksinave./Egnatia news

https://youtu.be/qc-3_foxz3o