Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është ndalur këtë të hënë në zonën e Ersekës ku është takuar me fermerët.
Rama tha se sot jo vetëm Shqipëria por e gjithë bota po përballet me luftën në Ukrainë, ku agresori nuk po e godet perëndimin me bomba por me çmimet e energjisë dhe inflacionin.
Ndërkohë Rama ka sulmuar edhe kundërshtarët politikë të cilët sipas tij po lëshojnë çdo ditë helm dhe shpifje, pas të cilave nuk qëndrojnë qëllimet e vogla për pushtet, por akuza të koordinuara nga rublat ruse.
Ai theksoi se historia e influencës ruse në PD nuk nisi me atë që iku (duke iu referuar Bashës) por shumë më herët dhe vazhdon të vijojë.
“Duke mos dashur që çmimin stratosferik të energjisë mos ua faturojmë njerëzve do na duhet të paguajmë shuma kolosale nga buxheti i shtetit. Nuk mund të themi jo s’ka lidhje, aq më tepër që në vend të informojmë njerëzit dhe për të rënë dakord për faktet e një lufte që na sulmon përmes energjisë dhe inflacionit, rrisim dozën e helmit, dezinformimit përmes deklaratash që janë shpifje nga më monstruozet përmes pasqyrash mediatike që pasqyrojnë këto shpifje dhe shtojnë edhe më shumë. Kjo nuk është e rastësishme, është më shumë se sa kaq, është influencës e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri. Kur ne ngritëm problemin e parave ruse në PD ju kujtohet na thanë janë shpifjet e Ramës dhe Sorosit, po ju them që është vetëm jaja e aijsbergut. Historia e zhytjes e asaj force politike as nuk filloi me atë që dimë dhe dini dhe as nuk mbaroi. Kjo është një aleancë rublash mes dy parive që janë andej, një aleance që ju bëjnë jehonë disa pasqyra mediatike. Shpifje nga më banalet”, tha Rama.
/Abcnews.al/