Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjëndje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Ç., 59 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet duke kryer punime ndërtimi, në banesën e tij, pa lejen përkatëse. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. T., 63 vjeç, banues në Peqin, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan për llogari të DVP Vlorë, shtetasin R. Z., 29 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Më datë 06.11.2020, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, 29-vjeçari ka djegur gomat e automjetit të një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi një 17-vjeçare, në prani të prindërve të saj, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Elbasan se 38-vjeçari e kishte përndjekur. Vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi. –
— Shtetasi A. Xh., 61 vjeç, banues në Cërrik, duke punuar tokën e tij, ka gjetur një mbajtëse metalike të mbushur me 720 fishekë luftarakë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Egnatia news