Truprojat e kryeministrit Rama kanë nxjerrë jashtë salle një qytetar gjatë takimeve në Tropojë pasi thirri ” Rama ik! Rroftë Partia Demokratike”. Rama u kërkoi menjëherë truprojave që ta nxjerrin nga salla duke i sugjeruar qytetarit të shkojë tek foltorja.
“Merreni përcilleni, këtu u ekzagjerua. E mbarove detyrën tani shko tek foltorja. Mbajeni se po e lëshuat bie se nuk ecën dot vetë. S’ka problem”, dëgjohet duke thënë Rama.