Përveçse këngëtare, Rihanna është një biznesmene e suksesshme, e cila pak vite më parë ka lançuar markën e saj të veshjeve, Savage X Fenty, e cila preferohet nga shumë të famshëm. Njëri prej tyre është edhe këngëtari britanik Olly Alexander, i cili ka njoftuar se do të ndalojë përdorimin e markës.

Arsyeja? Ftesa e Rihanna për Johnny Depp për t’u paraqitur në sfilatën e modës Savage X Fenty vol. 4, e cila do të zhvillohet më 9 nëntor. Kur një ndjekës i tha këngëtarit se marka e Rihannës ishte mirë me të, Oli u përgjigj: “Faleminderit, por pas këtij lajmi nuk do t’i vesh më kurrë rrobat e saj”.Kujtojmë që pak ditë më parë u konfirmua se Depp do të paraqitet si mysafir në sfilatën e Rihanna-s. Duhet sqaruar se Depp nuk do të jetë modeling apo të shfaqet si muzikant, por thjesht i ftuar si personazh i famshëm.