Kostoja e luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë ka qenë e rëndë, ndërsa videot tregojnë se forcat e armatosura ruse kanë pësuar një goditje të rëndë.

Videoja e publikuar nga media bjelloruse NEXTA tregon varre që dyshohet se u përkasin ushtarëve rusë. Varret janë ngjitur njëri me tjerin dhe krijojnë një linjë të gjatë kilometrike.

Videoja u postua me mbishkrimin “Putini çliroi Luhanskun nga pushtuesit”

Për momentin nuk dihet se kur është filmuar.

Putin liberated #Luhansk from the invaders. pic.twitter.com/VqTadBiF3z

— NEXTA (@nexta_tv) November 6, 2022

Në varreza janë vendosur flamuj të mëdhenj, ndërsa disa kanë të vendosura edhe fotografi, të cilat thuhet se i përkasin të vdekurve.

Në qershor, Rusia pretendoi se kishte “çliruar” 97% të provincës Luhansk, duke iu afruar qëllimit për të pushtuar plotësisht rajonin, shtëpia e minierave dhe fabrikave.

/Abcnews.al/