Norvegjia rezulton të jetë vendi më i mirë për jetesën e pensionistëve. Për renditjen u vlerësuan 44 vende në mbarë botën, sipas faktorëve si shëndeti, financat në pension, cilësia e jetës dhe mirëqenia materiale në pleqëri.
Më pas u caktua një pikë indeksi, me 100 pikë rezultati më i mirë i mundshëm.
Islanda mban vendin e tretë me 79 pikë. Vitin e kaluar, ajo mbante vendin e parë me 4 pikë më shumë. Zvicra, pavarësisht humbjes së disa pikëve, mban vendin e dytë. Shtetet e Bashkuara nuk hyjnë në dhjetëshen e parë, duke shënuar vetëm 69 pikë dhe duke u renditur në vendin e 18-të.