Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i kryer dje në fshatin Dronovic të Bashkisë Dimal ku janë gjetur dhe sekuestruar nga policia mijëra bimë dhe një sasi e madhe kanabisi e cila kultivohej në serë.
Burimet të brendshme kofidenciale të policisë bëjnë me dije se sipërfaqja e mbjellë me bimë narkotike ka qënë 8 hektarë. Janë korrur dhe paketuar rreth 6 hektarë ndërsa kanë qenë edhe dy hektarë, të cilët po përgatiteshin për paketim ditën e djeshme .Kjo ka qenë edhe parcela e fundit, por që u zbulua dhe u sekuestrua nga policia. Ndërsa mësohet se gjithë sasia tjetër është tërhequr ditë më parë.
Mësohet se 95 gra dhe 9 burra janë shoqëruar për të dëshmuar në drejtorinë e policisë Berat. Burrat qëndronin me armë për të ruajtur ambientet e kultivimit të kanabisit. Janë pyetur rreth 35 prej tyre ndërsa mësohet se 9 burra dhe dy gra janë arrestuar.
Në këtë fermë punonin vajza dhe gra nga mosha 15 deri 65 vjeçe. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në çantat e tyre u gjendën sasi të konsiderueshme lekësh pasi pagueshin 50 mijë lekë për ditë poune. Mësohet se një nga personat më të rëndësishëm të përfshirë në këtë ngjarje është në kërkim nga policia.
Janë arrestuar dy gra të cilat kanë lidhje familjare, nën e bijë, Drita dhe Izmira Mema.
Po vijojnë pyetjet me pjesën tjetër të të shoqëruarve …
Emrat dhe vendbanimet e burrave të arrestuar, të cilët ruanin ambientet me armë:
1-Jurgen Haxhi Ujkaj, i datëlindjes 11.07.1999, banues në Koplik
2-Bashkim Mehmet Mema, i datëlindjes 31.05.1974, banues në Zallher
3-Sidrit Zaim Bisha, i datëlindjes 24.06.1995, banues në Ishull Lezh
4-Endrit Gëzim Xheka, i datëlindjes 03.02.1992, banues në Fush krujë Nikël.
5-Edison Bashkim Mema, i datëlindjes 17.03.2002, banues në Zallher
6-Mirvaldo Mondi Disha, i datëlindjes 03.11.1998, banues në Nikël Fushë Krujë
7-Hamdi Veli Dyli, i datëlindjes 25.12.1986, banues në Dronovic, pronari që kishte lënë me qera serat.
8-Blerim Beqir Xheka, i datëlindjes 18.02.1980, banues në Nikēl Fushë Krujë
9-Samuel Gëzim Lushaj, i datëlindjes 11.04.2000, banues në Shkodër.