PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë sa i takon projektit të Portit të Durrësit. Oerd Bytlykbashi tha se Porti i Durrësit është mega afera më e madhe korruptive në historinë e vendit dhe shtoi se shpreson që GJK të marrë vendimin e duhur.
Bylykbashi: Mega aferës më të madhe korruptive në historinë e Shqiipërisë, nje aferë e gatuar në fshehtësi. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore
Ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë që gjykata të qëndojë në nivelin e saj të vërtetë të mbrojë interesin publik.
Shkuarja tek dhënia me konçesone individësh e kompanish pa marrë parasysh fare ligjin shqiptarë, këtë mund ta bëj vetëm një individ, Edi Rama. Ne e godasim këtë duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese.
Ne e godasim në interes të shqiptarëve. Porti është një aset për vendin, themel për një qytet 3 mijë vjeçar. Nuk mund tu merret qytetarëve të Shqipërisë.