Dritan Rexhepi , kapoja shqiptare që organizoi një strukturë të sofistikuar për dërgimin e kokainës nga Ekuadori në Evropë , iu pranua paraliria , e njohur si një regjim gjysmë i hapur, në nëntor 2021. Kjo e drejtë, e cila iu mohua në disa kërkesa të mëparshme, detyron që ai të qëndrojë në Ekuador deri më 26 qershor 2027, kur i përfundon dënimi për trafik droge, por duke e vuajtur dënimin në liri.

Në vendimin e gjyqtarit Diego Rafael Poma Chamba , i Njësisë së Specializuar Gjyqësore të Garancive Penitenciare të Guayaquil, detajohet se Rexhepi, i identifikuar në Ekuador me emrat Mutaraj Lulezim ose Edmir Kraja , duhet të paraqitet çdo 15 ditë përpara njësisë së riintegrimit social “del Guayas”, gjithashtu i ndalohet të largohet nga vendi dhe të përsërisë krime të tjera.

Sipas procesit të publikuar në Sistemin Konsultativ të Funksionit Gjyqësor të Ekuadorit, në rast se Rexhepi nuk respekton dispozitat e gjyqtarit, ai do të shpallej i arratisur .

Sipas mediave të haaja Rexhepi, i njohur si “ mbreti i kokainës ”, është lideri i një federate kriminale transnacionale të trafikantëve shqiptarë të drogës që ka “derdhur” kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Operacionet e Rexhepit, të cilat filluan në vitin 2014 gjatë qeverisë së Rafael Correa -s dhe vazhduan gjatë mandateve të Lenín Moreno -s dhe Guillermo Lasso -s , do të kishin vazhduar nga burgu për shkak se ai kishte akses në një celular, megjithëse autoritetet mohuan që kapo të kishte pajisje, në qelinë e tij.

Kapoja shqiptare kërkohet në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë. (Europol)
“Kapoja shqiptare kërkohet në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë. (Europol)”

Dokumentet e ndryshme të gjykatës italiane identifikuan Rexhepin, tani 42 vjeç, si ” mbreti i padiskutueshëm ” me akses në “sasi të pafundme kokaine” nga Kompania Bello , një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe që, sipas autoriteteve, ai operon që nga viti 2014 në Ekuador , Holandë , Belgjikë , Shqipëri dhe Itali , sipas asaj që u publikua në nëntor 2021 nga The Wall Street Journal .

Rexhepi u kap në 2014 në Ekuador dhe u dënua në 2015 me 13 vjet burg për trafik droge. Ai u mbajt në një burg të Guayaquil dhe më pas në burgun Latacunga, 100 kilometra nga Quito.