Renis Gjoka gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur nga opozita ju ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos dorëzohen.
Ai tha se mendon se në Shqipëri gjërat nuk shkojnë si duhet dhe tregues janë 1 milion shqiptarë të cilët kanë ndërruar prefiksin e numrit të tyre të telefonit.
Renis Gjoka: Në këtë vend gjërat nuk shkojnë si duhet. Po ndjehen problemet poshtërsi e skandale që zëvendësojnë njëra tjetrën në kohë rekord.
Vërej dhe një dozë të shtuar stresi, pasiguri për të ardhmen dhe lindjes së shpresës. Mund ti lejoj vetës të gjitha goditjet por vetëm një gjë nuk lejoj që të më ulë deri aty sa të dorëzohem. Kam gjithmonë shpresë. Kohët e fundit shpresa po venitet, shumë nga ne janë dorëzuar, treguas janë gati 1 milion shqiptarë të cilët kanë ndërruar prefiksin e numrit të tyre të telefonit duke ikur jashtë brenda pak ditëve.Këto nuk janë zonja e zotërinj të moshës së tretë por janë të rinj dhe të reja plot me energji dhe nuk e nxjerrin dot këtu në vendin e tyre.Pjesa më e madhe e miqve të mi janë larg këtij vendi, pjesa më e madhe e shqiptarëve janë jashtë këtij vendi. Qëllimi i tyre është të dorëzohemi pa kushte. Nëse dum të ulim kokën para fëmijëve tanë më mirë shpërndahemi dhe ikim në shtëpi, në të kundërt ti japim një shans vetes tonë për brezin e ri. Mos u dorëzoni shqiptarë.”