Anisa Kostani “luftoi” fort për rikthimin e saj në detyrë si nënkomisares pranë sektorit të krimit ekonomik në drejtorinë e Elbasanit, por rroga duket se është e fundit që i intereson nga ky pozicion.

Pozicioni i saj pranë drejtorisë së Elbasanit paguhet 70 mijë lekë në muaj (pas rritjes së fundit nga qeveria), që me një xhiro të shpejt në rrjetet e saj sociale kjo shumë nuk mbulon as pjesën më të vogël të shpenzimeve të saj.

Sipas Albeu.com, Kostani njihet edhe për faktin se jeton me një gjarpër të cilin e shohim shpesh rreth qafës së saj dhe me siguri rroga e marë nga institucionet shtetëroe i dedikohet plotësisht atij

Nënkomisraja nuk nguron të ekspozojë jetën e luksit, udhëtimet e shtrenjta dhe mjaft të shpeshta siç i shihni në fotot e bashkëngjitura, rroba të markave luksoze, makinat nga më të fundit dhe sigurisht nuk mungojnë xhirot me jaht.

Pra nëse jo rroga, kush e ja financon luksin nënkomisares së Elbasanit?

Lidhja me elementë kriminalë ka qenë një sfidë e përhershme e Policisë së Shtetit, sfidë e cila bëhet edhe më e fortë në rastet e një qyteti siç është Elbasani, i cilësuar si një kalim i rendësishëm i trafikut të drogës. Nisur nga situata e krijuar, policia ka nisur vettingun për punonjësit e saj, por duket se nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe, për aq kohë sa punonjës policie nuk tremben të shpalosin jetën luksoze pavarësisht se paga nuk ua mundëson. /albeu.com/

Më poshtë, fotot e marra nga profili i saj publik në Instagram: