Mund të mos keni dëgjuar shpesh për të, por në këtë artikull do ju sugjerojmë të mos e ndani në regjimin tuaj.
Maca është një zhardhok që në pamje të parë mund të ngatërrohet me ndonjë patate ose rrepë.
Kjo bimë njihet për përdorimin e saj qindra vjeçar si dhe për energjinë e lartë që i dhuron trupit menjëherë pas konsumimit.
Ekspertët thonë se ndër vetitë më të mira të këtij zhardhoku tërësisht natyral janë nivelet e mëdha të jodit dhe hekurit që përmban.
Mënyra më e lehtë e konsumimit të saj është në formën e pluhurit të cilin mund ta hidhni në recetat tuaja.
Përse ju duhet pluhuri Maca?
Nëse po kërkoni të keni muskuj, kujtesë dhe arterie më të forta apo të ulni presionin e lartë të gjakut, padiskutimin që maca është përbërësi i duhur për ju.
Sipas një studimi të vitit 2011 nga Research Gate të cilit i referohet AgroWeb.org, maca ndihmon trurin.
Pluhuri i macës përmirëson memeorien dhe aftësinë e të mësuarit.
E ndërsa studime të tjera tregojnë se maca mund të jetë një ndihmë e madhe në trajtimin e sëmundjes së Alzhaimerit.
Ky pluhur gjithashtu ndihmon në përmirësimin e presionit të gjakut.
Vetëm 3.3 gr pluhur maca në ditë për 12 javë rrjesht ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut tek grate pas menopauzës duke përmirësuar edhe simptomat.
Këtu futet trajtimi i depresionit dhe ankthit në menopauzë, qetësimi i afsheve dhe përmirësim i orareve të gjumit të cilat mund të jenë problematike gjatë kësaj periudhe.
Nga ana tjetër maca ndihmon në luftimin e radikaleve të lira, duke parandaluar kështu sëmundjet e zemrës dhe ato kancerogjence.
Mjafton të merrni rreth 1 lugë çaji për një periudhë disa javore për të përfituar të gjithë vlerat.
Ku gjendet pluhuri Maca?
Siç theksuam dhe më lart, kjo bimë nuk është shumë e njohur në vendin tonë, por sëfundëmi mund ta gjeni në treg fare lehtë.
AgroWeb.org ka pyetur ekspertët ushqimorë pranë kompanisë Teuta, rreth këtij produkti.
Kompania Teuta e sjell këtë bimë plot vlera për konsumatorin Shqiptar direkt nga vendi i origjinës që është Peruja.
Ata shprehen se bima rritet në 4000 metra lartësi, më pas përpunohet në formën e pluhurit e paketohet nga kompania Teuta.
Maca është një produkt natyral që nuk ka efekte anësore nëse merret në sasi të moderuara çdo ditë.
Sasia e rekomanduar ditore është jo më shume se një lugë çaji edhe nëse e konsumoni çdo ditë për 4 muaj me rradhë.
Në çdo paketim Teuta ka rreth 100 gramë pluhur maca të cilin mund ta përdorni për një kohë të gjatë.
Këtë produkt plot vlera mund ta hidhni në kafe, ta konsumoni si çaj ose ta përzieni me kosin dhe drithrat në mëngjes./AgroWeb.org