Ka ndërruar jetë në spital 89-vjeçari Çaush Sheha, një ditë pasi dy persona e dhunuan dhe i grabitën lekët në banesë.
I moshuari ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marrë nga dy të rinjtë.
Këta të fundit u arrestuan sot nga policia në Mallakastër. Të rinjtë Ervis Halimi dhe Musa Gudo, nën kërcënimin e armës grabitën me dhunë të moshuarin, duke marrë një shumë parash.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Ç., 16 vjeç, banues në Roskovec, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë me të cilën dy të rinjtë terrorizuan të moshuarin.