Shkatërrimet që po ndodhin në ‘Prestige Restort’ kanë nxjerrë edhe të palarat e drejtuesve të partisë në pushtet dhe jo vetëm.

Punonjësit e këtij resorti kanë treguar se, kreut i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e kishte kthyer hotelin si shtëpinë e tij.

Ai qëndronte me netë të tëra në suitën presidenciale prej që kushtonte 500 euro nata.

Gazetari dhe analisti, Hysni Gurra ironizon me veprimet e Ballës, duke shkruar se a do ti tregojë ai faturat e hotelit 500 eurosh në natë.

‘Sipas kodit etik të Partisë Socialiste (rilindja): A do të tregojë Kryetari i Grupit Parlamentar të PS  faturat e pagesave në Prestige Resort?

Dje dhe sot, mediat dhe gazetarët e këtij biznesi kanë deklaruar publikisht se ai ka ndenjur në një suitë presidenciale për shumë ditë, madje më shumë edhe se vetë pronari, z. Irfan’, shkruan Hysni Gurra në postimin e tij në Facebook.

© SYRI.net