Beniada Nishani është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin e Filmit në Venecia më 5 shtator.

ITALI- Beniada Nishani është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar. Së fundmi ajo ka ndarë një lajm shumë të mirë me fansat në rrjetet e saj sociale.

Përmes postimi në Instagram, ajo ka treguar se është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin e Filmit në Venecia më 5 shtator.

“Dua te ndaj me ju nje ftese shume te rendësishme per mua, do te shihemi me 5 shtator ne Festivalin e Filmit ne Venecia. Shpresoj te përfaqësoj Shqipërinë ne mënyrën me te mire te mundshme”, ka shkruar Beniada në Instagram.

Ajo u bë e njohur dhe e dashur për publikun gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”.