Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar mbrëmë në qendër të Durrësit në afërsi të banesës së Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Në studion e “MCN”, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste dhe deputeti Agron Duka, njëkohësisht vëllai i kreut të FSHF-së, u shpreh se kjo është tendencioze dhe qëllimshme, për ta ndaluar rrugëtimin e Armandos në rrugëtimin e tij për të rikandiduar në FSHF.

Sipas Dukës, nuk mund të cilësohet si një urdhër i drejtpërdrejtë nga Erion Veliaj, por mund të jenë personat e përkrahur nga ai, që Duka i quajti “gangsterë”, të cilët mund t’i kenë dalë nga duart kryetarit të bashkisë.

“Sado që mundohesh të shkëpusësh këtë ngjarja, kjo ka të bëjë më kërcënimet e Veliaj, më të gjitha mënyrat, janë shfrytëzuar njerëzit që kanë lidhje me krimin, për të shmangur kandidimin e tij. Unë kam prirje të besoj që si ka dhënë urdhër Veliaj apo njerëzit e tij, por gangsterët të dalin nga duart.

E vetmja mënyrë është ta frikësojnë, sepse kanë vazhda ishte që në kontrollin e bizneseve tona familjare, me 15 veta erdhën dhe i kontrolluan, ishte e qëllimshme, sado të mundohesh që më dashamirësi ta ndaj këtë ngjarje si të veçuar, nuk mund të mos e ndash.

Ne nuk jemi njerëz konflikti, ne kemi mbi 20 vjet në jetën publike, ajo zonë e Shijakut na njeh, është budallallëk me brirë ta mendosh se ka diçka tjetër, ka të bëj me zgjedhjet në FSHF, Armando do të vazhdojë, mënyra e kërcënimit të tërheqjes nga gara, ishte vulgare dhe e trashë