Eksperti e Ekonomisë Elvin Meka, në një intervistë për gazetaren e Fax Neës Mirilda Tili, u shpreh se futja në treg e kartmonedhës prej 10 mijë lekësh të reja, jo doemos është ndihmesë për transaksionet e paligjshme.

Meka pranoi se në Shqipëri një pjesë e madhe e qytetarëve zgjedhin që të kryejnë transaksione me para të gatshme, dhe prerjet e mëdha shtojnë mundësinë e shmangies së parave përmes bankave.

Sipas ekspertit, paratë e pista që hyjnë në vendin tonë dhe qarkullojnë, janë kryesisht në monedhë të huaj, duke iu referuar aktivitetit të jashtëligjshëm që persona të caktuar mund të kenë jashtë vendit.

“Natyrisht që pjesa më e madhe dje pyetën nëse prerja kaq e lartë i përshtatet zhvillimit të shoqërisë, mund të ketë mendime të ndryshme pro dhe kundër, nuk duhet parë thjesht në krahasimin e nivelit të Shqipërisë me shtete të zhvilluara.

Ekonomia e Shqipërisë ka në një masë të madhe, disafish përdorimin e parave Cash, duhet të shohim se kujt ekonomie i shërben kjo kartmonedhë, për fatin tonë të keq, paratë e gatshme në Shqipëri përdorin në masë.

40% e shqiptarëve (Mbi 18 vjeç) kanë llogari në bankë, dhe pagesat përmes bankes onlinë zënë vetëm 4%. Duhet të themi se në cilin realitet ndodhemi, kjo mund të interpretohet si një hap përtej asaj që duket për Shqipërinë, logjika ekonomike duhet të jetë e ftohtë.

Lind një nevojë objektive, duhet parë aspekti tjetër, se sa i lehëtson transaksionet që kryhen jashtë bankave, nuk duhet të identifikohen të gjitha transaksionet si para jo të ligjshme.

Se kemi policinë nuk do të thotë se kemi krim zero, nuk do të thotë që mjafton që ta kesh që të jetë krimi zero, argumenti që të mos nxjerrim prerje të madhe, se e përdor korrupsioni, kjo nuk ndodh. Është si të thuash që për shkak se ndodhin aksidente ne të heqim fare përdorimin e makinave, nuk mund të funksionojë në këtë formë logjika ekonomike.

Ne nuk mund të ndalojmë përdorimin e saj në ekonominë e nëndhenshme, në Shqipëri ekonomia e zezë përdor masivisht monedhë të huaj, nuk përdor atë shqiptare, kryesisht në blerjen e shtëpive dhe automjeteve përdoren monedha të huaja”, u shpreh Meka gjatë intervistës.

Faxweb