Nëse krijon një rrugë për pranimin e Ukrainës, Bashkimi Europian do të tregojë se i shpërfill kriteret e veta”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke komentuar mundësinë që BE t’i japë statusin e vendit kandidat për anëtarësim Ukrainës.

Ai shtoi më tej se kontaktet me Europën nuk janë më një prioritet për Rusinë. Gjithashtu premtoi se Moska do të mbrojë pavarësinë e republikave të vetëshpallura të Donjeck dhe Luhansk në kufijtë e përcaktuara në referendumin e vitit 2014.

Ndërkohë, Moska i bëri thirrje 3 liderëve europianë që vizituan Kievin, të mos flasin vetëm për furnizimet me armë, por të inkurajojnë Zelenskin për një qasje me realiste.

Sakaq, ish-presidenti Dmitri Medvedev përmes një postimi në Twitter, ironizoi atë që e quajti vizitë të padobishme duke u tallur me preferencat kulinare të tre shteteve. Adhuruesit europianë të bretkosave, salsiçeve të mëlçisë dhe spaghetit dashurojnë të vizitojnë Kievin, pa asnjë dobi…” shprehet Medvedev.