Më të ekspozuar ndaj “mashtrimeve” kibernetike

Shumica e tregimeve rreth adoleshentëve dhe internetit nënvizojnë rreziqet reale të ngacmimit kibernetik si dhe të mashtrimeve online, që më së shumti rrezikojnë adoleshentët. Adoleshentët, kalojnë shumë orë në rrjete sociale, duke marrë mesazhe të shumta gjatë ditës e deri në orë të vona të natës.

E ky përdorim i tepërt i internetit po konsiderohet si dukuri negative dhe me rrezikshmëri të lartë. Rreziqet me të cilat ballafaqohen të rinjtë janë varësia, ekspozimi ndaj materialeve jo të përshtatshme, humbja e kohës për të vijuar me rreziqet që sjell kibernetika. Të rinjtë e Elbasanit të pyetur nga “Egnatia News” shprehen se janë të informuar mbi rreziqet kibernetike por personalisht nuk kanë hasur probleme.

Përdorimi me intensitet të lartë i mediave sociale i ekspozon fëmijët ndaj disa sjelljeve si: ngacmimi kibernetik, dërgimi i mesazheve me përmbajtje eksplicite, ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, diskriminimi etj.