Kaja: Do të ketë investime

Furnizimi me ujë të pijshëm vijon të mbetet një problem për qytetarët e Elbasanit.Por sipas Ndërmarrjes së “Ujësjellës Kanalizimeve” edhe pse gjatë stinës së verës ka problematika të shtuara me furnizimin me ujë sërisht situata  është nën menaxhim.

Sipas drejtorit të UKE Elbasan aktualisht nuk ka probleme me furnizimin,pasi uji vijon të shkoj me orare tek shtëpitë e qytetarëve. Sa i takon shkelësve të ligjit Leli Kaja thotë se janë bërë verifikimet dhe aktualisht vijon puna në terren për të gjitha rastet abuzive ,për të bërë të mundur identifikimin e tyre dhe marrjen e masave.

Kaja shton se janë planifikuar disa projekte për të ndërhyrë dhe investuar në disa nga lagjet më problematike për furnizimin me ujë por investimi ka filluar vetëm në një pjesë të lagjes “Skëndërbej”. Në projekt për tu investuar janë edhe lagjja “Emin Matraxhiu”,”5 Maji”,”11 Nëntori”.