Rasti i parë me linë e majmunëve është regjistruar në Serbi. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik në vend. Bëhet fjalë për një person të infektuar që është futur në Serbi pasi ka qenë jashtë shtetit.

Diagnostikimi laboratorik i rastit është bërë në Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve “Torlak” nga Beogradi.

“Instituti i Shëndetit Publik ka kryer një hetim epidemiologjik për rastin dhe janë marrë të gjitha masat për regjistrimin, testimin, raportimin dhe kontrollin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit në përputhje me udhëzimet metodologjike të ekspertëve”, tha Batut.

Sipas udhëzimeve të lëshuara, ndër të tjera nënkuptohet se ekzistenca e një rasti nënkupton praninë e epidemisë së kësaj sëmundjeje në Serbi. Pacienti tashmë do të izolohet dhe do të qëndrojë ashtu derisa simptomat të jenë larguar.