Ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj i është përgjigjur akuzaveve të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisa një ditë më parë në emisionin “Open” në News24, i cili tha se ka fituar 97 tendera dhe para me thasë nga tenderat dhe inceneratorët.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Kapllanaj e quan kreun e PD, mashtrues, ndersa i drejtohet me fjalët “Dëgjo këtu ti, Sali Berisha! Mua do të më kesh përballë, deri ditën që ti do të shporresh dhe të çlirosh nga pengmarrja Partinë Demokratike!”

Më tej, lidhur me akuzat e Berishës, Kapllanaj shprehet se “për sa u takon shpifjeve për qindra milion euro, tendera imagjinarë, thasë me para të inceneratorëve, që paskam marrë unë nga Edi Rama, ta qaj hallin, sepse Gërdeci të rëndon mbi shpatulla ty, familjarëve të tu dhe një pjesë të atyre që aktualisht të rrethojnë. Ndaj sa për imagjinaten e thasëve me lekë që unë paskam përfituar nga inceneratorët, nuk të vë faj , sepse ti me thasë e ke pasur njësinë matëse tënde!”