Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani: Demokratë jeni gjallë apo jo? Nuk ka nevojë për qokë nuk kam ardhur për patriotizëm sepse ne nuk jemi patriot, jemi shqiptarë dhe kjo është shumë më e rëndësishem. Sonte në Shqipëri kanë po hanë trutë e peshkut për të na shitur trutë e gomarit. Kjo është histori gomerësh dhe me gomerët ju e dini si veprohet. Përulem para jush për një respekt të thellë për një process të jashtëzakonshëm demokratik. Ju i keni dhënë Shqipërisë një model, u vetëorganizuar treguar se anëtarët janë më të fortë se kryetarët aq më tepër se kryetarët gjumashë. Demokracia ka dy armiq, faqezinjtë dhe kapuçzinjtë. Këtyre të dytëve kam një mesazh: Shkoni në shtëpi o njerëz e jepuni bukë fëmijëve sepse nuk e ndalni dot vullnetin e anëtarësisë dhe popullit shqiptar. Tani unë kam një fjalë me mysafirin. Nëse nuk njohin Kosovën nuk njohin as Shqipërinë.

Unë nuk jam diplomat, kjo është e thjeshtë kush nuk njeh Kosovën nuk respekton Shqipërinë. Nëse do të jesh mik me ne njih Kosovën përndryshe ne të respektojmë si mysafir, të bëftë mirë peshku. Ne nuk jemi mbledh për të përmendur bukën mysafirit i cili nuk ka autorizimin tonë për të na përfaqsuar. Cfarë është Ballkani i Hapur, çfarë mund të hapet kur i mbyllen dyert Shqipërisë? Ne kemi detyrë të jemi në krah të Kosovës dhe ne nuk mund të ulemi në asnjë tryezë në krah me serbët dhe kundër Kosovës. Ai që nuk na respekton vëllain nuk na respekton neve. Kur them jam shqiptar, jam edhe kosovar nuk ndahen.