Aksi nacional Korçë – Pogradec është përfshirë nga mjegulla e dendur, duke vështirësuar kështu qarkullimin e mjeteve. Bëhet me dije se për shkak të dendësisë, shoferët janë detyruar të ulin shpejtësinë në këtë aks.

Ky fillim viti ka pasur fluks të mjeteve në këtë aks në drejtim të Korçës qytet i cili vijon të presë qindra vizitorë ndaj dhe nisur nga kjo, Policia iu ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për të treguar sa më shumë kujdes,të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ulin shpejtësinë.