Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Kordhocë”, ku tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

“Janë përplasur automjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin J. D., 66 vjeç, banues në Gjirokastër, automjeti tip furgon, me drejtues shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Korçë dhe automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. L., 37 vjeç, banues në Gjirokastër”, njofton policia.

Për pasojë, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve tip “Nissan” dhe “Ford”, si dhe ka mbetur e dëmtuar (rëndë)  pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Nissan”, shtetasja S. D., 60 vjeçe, e cila menjëherë ëhtë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.