Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku ka ndërruar jetë një shqiptar.
Bëhet me dije se në Aguggiari të Italisë, një motor ku udhëtonte shqiptari, është përplasur me një makinë.
Si pasojë e aksidentit të fortë ka ndërruar jetë 37-vjeçari shqiptarë. Policia italiane po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentiti.
