Një aksident është shënuar mesditën e së martës në një galeri kromi në Thekën të Martaneshit.

Për pasojë ka humbur jetën Armand Peshku ndërsa Hajdar Bala është plagosur, të dy me detyrë vagonist në minierë.

I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al