Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pasditen e sotme rreth orës 17:00, në afërsi të fshatit Dushk.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e përplasjes së një autoveture ‘Citroen’ me një zetor që po transportonte rrush, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i zetorit, si dhe drejtuesi i mjetit ‘Citroen’ së bashku me pasagjerin.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, autovetura është përmbysur në mes të rrugës si pasojë e përplasjes, ndërkohë që të tre personat e plagosur janë transportuar për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:00, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, në fshatin Dushk, automjeti tip “Citroen” me drejtues shtetasin E. G. është përplasur me një zetor me drejtues shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Dushk.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i zetorit, drejtuesi i mjetit citroen dhe pasagjari në citroen, shtetasi E. B., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.