Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Kolsh në Rrugën e Kombit.

Raportohet se si pasojë e aksidentin ka humbur jetën një person, ndërkohë që është plagosur dhe miku i tij, të dy me origjinë nga Tropoja.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se automjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga duke përfunduar disa qindra metra jashtë saj.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë ëpr zbardhjen e rrethanave të aksidentit.