Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në superstradën Milot-Mamurras, kur raportohet se ka humbur jetën një person.

Makina me të cilën viktima udhëtonte ka dalë nga rruga dhe për pasojë shoferi ka humbur jetën. Identiteti i tij nuk bëhet ende me dije, ndërsa shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të saj.

Burimet bëjnë me dije se në makinën e aksidentuar udhëtonte një çift bashkëshortësh me dy fëmijët. Mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë ata kanë mbetur të lënduar, por gruaja ka qenë më rëndë.

Ajo raportohet se ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Çifti po udhëtonte në drejtim të Rinasit por janë aksidentuar rrugës.