Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një shtetas italian që po lëvizte me një motor, është aksidentuar.
Italiani, identiteti i të cilit nuk është bëre ende me dije, është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në trup.
Ende nuk dihen rrethanat ekzakte të aksidentit, si dhe gjendja shëndetësore e të aksidentuarit.
