Një aksident është regjistruar sot në Vlorë ku 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Sot, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, një automjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. C., 49 vjeç është përplasur me një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin P. M, 47 vjeç dhe me një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. A. Drejtuesit, shtetasit A. C, dhe G. A, si dhe një pasagjere e mjetit “Ford”, shtetasja L. M, ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.