Është shqetësuese gjendja shëndetësore e ish-mesfushorit të Napoli, Real Madrid dhe Corinthias, Freddy Rincon. Një nga mitet e futbollit kolumbian ishte protagonist i një aksidenti të tmerrshëm, ku mjeti ku ndodhej si pasagjer 55-vjecari u përplas me një autobus.

Futbollisti që me fanellën e Kolumbisë ka marrë pjesë në 3 Botërore, në 1990, 1994 dhe 1998, ka pësuar një ndërhyrje kirurgjikale që ka zgjatur 3 orë, dhe është në gjendje kritike për jetën, ose në rastin më të mirë “me pasoja serioze dhe të përhershme”, sipas burimeve të spitalit të qytetit Cali.