Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit Edi Paloka ka konfirmuar se grupi i tij dhe Sali Berisha kanë kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj si kryetar i Grupit Parlamentar të PD.

Në një prononcim për mediat, Paloka u shpreh se Alibeaj nuk ka për qëllim bashkimin e PD pasi ai e nisi mbledhjen me përjashtimin e deputetëve.

Sipas Palokës, Alibeaj ka shkelur parametrat e kreut të Grupit të Parlamentar të PD.

“Enkelejd Alibejaj vjen të flasë për bashkimin dhe e fillon mbledhjen e grupit me axhendën që e la Rama në kongresin e PS, përjashtimin e deputeteve të PD.

Nuk e di si mund të flitet për bashkim kur ai e nis mbledhjen “këto deputetë janë përjashtuar dhe Berisha është përjashtuar”.

Alibeaj ka shkelur parametrat e kryet të grupit. S’mund të jetë është i shkarkuar. E kemi pranuar që të mos fillojmë një përçarje të re po për të bashkuar gjithçka që la Lulzim Basha”,-tha Paloka nga selia e PD.