Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Metaj në Fier.

Mjeti tip Benz që drejtohej nga një 36 vjeçar, Ervis Koci, ka përplasur 52-vjeçarin Bilbil Zaimi, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia po heton shkaqet e aksidentit me pasoja fatale.

Si viktima ashtu edhe autori kanë qenë banues në fshatin ku ka ndodhur aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 22:00, në fshatin Metaj, Fier, shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Metaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin B. Z., 52 vjeç, banues në Metaj, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.